>
LETERSISHQIP
Valentina Llapri

Goditja E Fundit

Një kërcitje në oqeanin e madh,
në gjumë qenë udhëtarët e klasit te parë,
pas një feste mondane, nëpër të bukurat shkallë,
as në mend su shkonte, se ç'kish ndodhur vallë.
Kapiteni i Titanikut, i habitur po vështronte,
ç'qe kjo kërcitje!- motori pse mirë s'po punonte??
doli dhe vështroi, difektin shumë shpejtë konstatoi,
në fytyrë u nxi, rrebeshi shumë shpejtë mbretëroi.
Projektuesi i më të madhes histori,
i shastisur, ngeli edhe ai.
Në mes të shkallëve mondane, me ngjyrë floriri,
shkrinte pikë -pikë, në tavolinat qiriri.
Dhe vështrimi humbi thelle ne errësirë,
kjo gjë s'ishte e mundur, aspak jo kurrsesi,
nuk duhej e nuk dihej, po ç'fare vallë kishte ndodhur,
anija e goditur, gjigandja shpejtë qe lodhur.
E madhe gjer në re, e fortë si një kështjellë,
të pasur e të varfër, në gji seç kishte mbledhë,
punëtore e kamariere, të vegjël e te mëdhenjë
zëri i kapitenit: shpejte varkat të rrëmbejmë.
Dhe njerëzit kur u zgjuan, sa shumë që u hutuan,
para disa çastesh vec qeshën dhe gëzuan,
bënë edhe shaka, hëngrën e pinë verë,
u puthën romantikët, mes natës plote me erë.
Eh, në të vërtetë frynte ca,
era me tërbim vështrimin mjegulloi,
shpejtësinë motorit ja dyfishoi
dhe oh, papritur goditja triumfoi.
Gjithë ai ajsberg, si nje shkëmb i thellë,
bëri ate që deshi, e prishi gjiganden, e bëri me cen,
dhe njerëzit të hutuar, të qeshur a dashuruar,
silleshin vërrdallë, kokën për të shpëtuar.
Fëmijë edhe te rinj, kërkonin një shpëtim,
kush mundi të shpëtonte, që ne do t’na tregonte.
Ishte natë e thellë, qe gjithë kjo errësirë,
në mes të oqeanit, ikën plotë njerëz të mirë…
mars 2014