>
LETERSISHQIP
Vasil Tabaku

Ah…

Yjet
Digjen brenda meje…
Ah,
Prej zjarri është dhimbja ime
Prej drite
Është kjo psherëtimë
Që trmb zogjtë nëpër qiell…
Ah,
Mos ma lidhni zërin
Lërenai fjalën
Të bredh nëpër rrugët e Botës
Jam vrarë njëherë
Nuk mund të më rivrisni
As të më dritëzoni
Humnerat e vdekura të shpresës.
Ah,
Në duar
Kam një shportë me këngë
Ndërsa nga zemra ime
Derdhen lule duke ngjyrosur ditën
Me aromën e tyre të qiellt…
Ah,
Sa pak, sa pak shpresë
Sa pak diell
Sa pak ëndërra
Mbaj të hedhur mbi supe
Si një xhaketë e grisur
Ah,
Sa pak, sa pak
Ah,
Ndërsa larg
Shikoj si vdes kjo ditë
Me fytyrën tënde prej puthjeje
Ah,
Unë rend
Rend
të shpëtoj vdekjen e kësaj dite
Dhe sytë e ty magjik
Ti mbiell nëpër horizonte
Dhe ti bëjë
të të celin përjetësisht si lule…