>
LETERSISHQIP
Vasil Tabaku

Apologji E Lirisë

APOLOGJIA E LIRISË DHE E VËRTETA E MADHE E KOSOVËS

Shënim për romanin "Prapa kurrë më" të shkrimtarit TYRAN PRIZREN SPAHIUT

Të japësh gjithcka për lirinë, për integritetin dhe paqen, të japësh rininë, vetveten dhe dashurinë për të vërtetën dhe ëndërrën e madhe [për paqen…Kjo është pak a shumë edhe motoja madhështore e romanit të shkrimtarit, poetit dhe studiuesit të mrekullueshem Tyran Prizren Spahiu me titullin mjaft domethënës "Prapa kurrë më…"Padyshim, që i gjithë romani është një apologji e vërtetë e lirisë dhe paqes së Kosovës. Shkrimtari Tyran Prizren Spahiu, ka marrë përsipër të jap një mesazh të madhë për të gjithë kombin nëpërmjet faqeve të romanit të tij dyvëllimësh "Prapa kurrë më" Autori sjell në vëmëndjen e lexuesit një kohë mjaft të vështirë nën diktaturë, një kohë kur liria ishte e lidhur në vargonjë dhe paqa ishte thjesht një symbol I largët dhe I paarritëshëm për shqiptarët në Kosovë por edhe për shqiptarët në Shqipëri. Qëllimisht autori nuk sjell asnjë përqasje gjeografike se ku ndodhet Deti, qyteti që lëngon nën pushtetin despotik diktatorial komunist, ne shpesh sjellim në vëmendjen tonë kur lexojmë librin herë Shqipërine dhe herë Kosovën, Kosovë-Shqipëria e Tyran Prizren Spahiut është atdheu i tij I shenjtë me vlera unikale dhe me një dashuri të rrallë magjike dhe plot forcë e ditë të brendëshme me një patos te fuqishëm paqeje dhe ëndërrash për demokraci të vërtetë. Autori jo pa qëllim personazhin qendror e ka emëruar Shkëmb Malësori, nocion ky që ka një ngarkesë të lartë emocionale dhe mitike. Padyshim që ngjarjet tronditëse zhvillohen në një terren shqiptar ku siç dihet historikisht është lindur dhe zhvilluar "Eposi I Kreshnikëve" një nga krijimet mitike më të mëdha botërore me forcë të rrallë krijuese dhe qëndrese, një krijim oral i fuqishëm dhe mjaft domethënës për kombin e mrekullueshëm shqiptar, ku qëndresa, heroizmi dhe lufta mikike për liri është nga më madhështoret dhe tronditëset, e cila ka mahnitur gjithë lexuesin botëror dhe gjithë opusin krijues ndërkombëtar. Tyran Prizren Spahiu, duke u mëkuar që në fëmijëri me qumështin mitik të Eposit të Kreshnikëve, pa dyshim që ka kultivuar Brenda vetes një mit të ri modern, të cilin e shpërfaq me mjaft art dhe mjeshtëri krijuese në romanin e tij dyvëllimësh "Prapa kurrë më" Një roman mjaft i realizuar dhe i suksesëshëm, me një tipologji dalluese shqiptare, me një dramë tronditëse dhe mjaft tragjike që ushqen me dhimbjen, dinitetin dhe qëndresën e vet rrënjët e lirisë së vërtetë. Këtu qëndron edhe forca tronditëse dhe bindëse e kësaj vepre mjaft tronditëse dhe të realizuar me shumë art dhe mjeshtëri krijuese, gjë e cila dëshmonë për një krijimtari të olitë solide dhe me kërkesa mjaft të larta të autorit të njohur Tyran Prizren Spahiu.



APOLOGJIA E VËRTET E LIRISË DHE KOSOVA

Shkrimtari i njohur Tyran Prizren Spahiu, ka tentuar me mjaft guxim të ndërtoi një skenë mjaft tronditës, ku dhimbja dhe guximi janë pjesë e jetës së njeriut që aspiron lirinë, të vërtetën dhe ëndrrën shekullore të shqiptarëve. Kur djaloshit Shkëmb i ati i vjen, babai i tij biologjik dhe e merrë në SHBA, ku e prêt liria, demokracia, mirëqënia dhe zhvillimi, mendon se jeta e tij tashmë është një ëndërr e bërë realitet me mjaft cilësi dhe integritet, Personazhi kryesor i veprës, arrin të integrohet në SHBA, ai ndërton familjen e vet, fiton mjaft energji dhe bëhet pjesë integrale e realitetit amerikan. Bëhet me fëmijë dhe ka mjaft projekte dhe ëndërra për të ardhmen. Pas një kohe Shkëmbi, mendon se duhet të kthehet në Atdhe me pushime për të takuan nënën e vet, miqtë, shokët e fëmijërisë dhe të shmallet me Atdheun. Kthimi i tij në Atdhe shëndrrohet në një makth tronditës. Autori e adreson gjithë akcionin e veprës së vet në një kohë pa datë, një periudhë e cila nënkupton pikërisht diktaturën e një pushteti denigrues dhe antinjerzor siç ishte tirania e pushtetit të jugosllavisë komuniste, por paralel ai lë të nënkuptohet nga lexuesi edhe periudha tragjike dhe më e egër e diktaturës komuniste në Atdhueun mëmë Shqipërinë. Një paralelizëm tronditës, tragjik dhe e egër, ku liria ishte e vrarë dhe e drejta njerzore nuk ekzistonte si ligj apo si nocion. Shkëmb Malësori bie preh e një kurthi tronditës dhe dramatik. Ai arrestohet nga forcat e diktaturës si një vrasës i nënës dhe tezes së tij, gjë e cila është një manipulim i veglave të sigurimit të fsheht dhe njerëzve me karakter të dobët, pa dinjitet dhe pa vlera njerëzore.Pas një sërë gjyqesh të manipuluara dhe plot manovra ligjore, ku drejtësia vritet dhe liria rrëmbehet tragjikisht, Shkëmb Malësori dënohet si vrasës. Është një inskenim dashakeqes si hakëmarrje e egër ndaj babait të Shkëmbit që arratiset nga shteti nën diktaturë për të jetuar në liri të vërtetë. Padyshim që kjo ishte dhe e vërteta tragjike e Kosovës, e uzurpuar nga Serbia komuniste dhe e vënën nën diktaturë për shumë dekada.Në gjithë shtjellimin dramatic të së vërtetës tronditëse të Shkëmb Malit, jepet në mënyrë metaforike gjithë e vërteta historike e dramës së madhe të Kosovës, ku Sërbia për shumë dekada I rrëmbeu padrejtësisht lirinë, duke manipuluar të vërtetën dhe duke vrarë cdo të drejtë të njeriut.Historikisht Kosova pësoi një pushtim dhe goditje të vlerave të saj në mënyrë të pandërprerë e të pamëshirshme nga sunduesi dhe uzurpatori serb, por asnjëherë nuk u dha, nuk e humbi shpresën dhe nuk e ndërpreu luftën për liri e pavarsi. Në metaforën e Shkëmbit gjithcka zhvillohet si në një ekran filmi. Burgimi i lirisë, vrasja e çdo të drejte njerëzore dhe kalimi i cdo pragu durimi dhe stresi. Shkëmb Malësori përjeton një dhimbje të rëndë plot drama të paparashikueshte dhe të dhimbëshme. Në këtë paralelizëm tragjik, Shkëmbi përjeton ngjarje që vetëm një diktaturë e egër mund ti sajoj dhe ti zbatoj në mënyrë të pamëshirëshme.Autori Tyran Prizren Spahiu gjithcka e ka sjellë me mjaft kujdes dhe përzgjedhje mjeshtërore me një përshkrim mjaft dramatik. Autori, si një pendë mjaft e sprovuar letrarë përshkruan në karakterin e personazhit të vet vlerat e një kombi të tërë që i rezistoj me guxim diktarueës dhe vrasjes së të drejtave njerzore. Është një paralelizëm mjaft I fuqishëm letrar dhe jetësor ku spikasin të gjitha vlerat e vërteta të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Vepra e Tyran Prizren Spahiut, është më tepër një traktat filozofik se sa një rrëfim për padrejtësinë, dhimbjen, humbjen e lirisë dhe gjithë të drejtave. Romani "Prapa kurrë më" është një vepër politiko filozofike, ku zbërthehen idetë e lirisë dhe pavarsisë dhe jepet definicioni i madh se liria është gjëja më e çmuar për njeriun dhe kombin është porta e diellit dhe paqes, e drejtësisë dhe mirsësisë së pakufijshme.

NJË ZGJIDHJE TRONDITËSE E SHKRIMTARIT PËR TË VËRTETËN
E vërteta nuk është thjesht një nocion. E vertëta është vet liria dhe vlerat njerzore. Pas fitimit të lirisë, protagonist I romanit "Prapa kurrë më" kthehet përmes shumë peripecishë në SHBA. Shkëmb Malësori megjithëse I fiton të gjitha të drejtat, fiton paqen, lirinë dhe vlerat, nuk është i qetë, Brenda ndërgjegjes së tij ka dhimbje, ka revolt dhe kërkesa që tronditin. Ai pas gjithë përpjekjeve për tu integruar në realitetin amerikan, nuk arrin të triumfoj mbi trishtimin, humbjet e mëdha dhe depresionin e brendshëm që e mundon paprerë.Në fund protagonist përfundon tek liria e madhe e njerëzve të rrugës, e ature endacakëve që mbi lirinë e tyre nuk vënë më asgjë. Liria për ta është e shenjtë, madhështore dhe solide.Tyran Prizren Spahiu na befason me këtë të vërtetë madhore. Ai si shkrimtar por edhe si filozof i shkatërron të gjitha kornizat kufizuese dhe kodet morale. Ai zgjedh rrugën si element lirie dhe endacakun nomad, pa shtëpi, pa kufijë, pa tokë pa pasuri dhe pa mburojë mbi krye, kjo sipas shkrimtatrit është liria apsolute e vërtetë jasht cdo moralizimi dhe dogme. Në këtë plasdarmë lirie, njeriu është më tepër se kurrë vetvetja, është vet paqia dhe liria, është koha dhe hapësira. Tyran Prizren Spahiu ka guxuar me sukses të godas moralitetin, dogmat njerzore dhe boshin e krijuar në pseudolirinë e individit.Nepërmjet këtij traktatri filozofiko shoqëror autori ndërton një paradigm të madhe ku sundues është liria apsolute e vërtetë pa paragjykime absurde. Tyran Prizren Spahiu, guxon, rrezikon dhe triumfon me idetë e veta të rëndësishme dhe humane, pa atë lustrën e përcipt të moralitetit. Shkëmbi, protagonist i romanit sfidon me mjaft guxim falsitetin e jetës ku asgjë e vërtetë nuk e justifikon lirinë dhe pavarsinë. Protagonisti hodhi gjithcka në koshin e mbetjeve dhe u ngrit me guxim mbi dogmat duke përqafuar me kurajo dhimbjen e lirisë së vërtetë dhe madhore. Në të gjithë hapsirat e librit, ka një frymëmarrje të gjerë, plot shkulme ku edhe dashuria e ndaluar në burgjet e diktaturës triumfon dhe sjell në jetë një filiz të ri. Fatet njerzore në këtë vepër të mrekullueshme dhe të vecantë kryqëzohen, marrin jetë dhe triumfojnë mbi dogmat dhe normat e kohës duke u transformuar në të vërteta të mëdha dominuese. Kam bindjen se shkrimtari Tyran Prizren Spahiu, ka arritur të sjell në letërsinë modern shqiptare një trajtesë të vecantë dhe plot kolor letrar, ku padyshim bie në sy vlera e rrallë e temës së lirisë dhe dimensioneve të ndërgjegjes njerzore. Shkrimtari ka arritur të sjelli me mjeshtëri të vecantë skena tronditëse nga burgjet e ndërgjegjes nën diktaturën komuniste dhe të japi alternative të mirfillta për vlerat e paqes dhe pavarsisë si elementët bazë të një shoqërie të lirë e demokratike.

RRETH VLERAVE DHE MJESHTËRISË SË SHKRIMTARI TYRAN PRIZREN SPAHIU.
Romani ne fjalë por edhe veprat e tjera të këtij autori, flasin për një pjekuri të thellë e të plotë të autorit i mbrujtur me mjeshtëri artistike dhe sprova të larta letrare.Një krijues i këtyre përmasave, padyshim që është në gjëndje të sjelli përpara lexuesit bashkë kohorë një vepër të realizuar me mesazhin e madh të lirisë dhe universin e paqes.Tyran Prizren Spahiu, është një krijues mjaft i matur, ekzigjent dhe me formim të lart shoqëror dhe artistik. Përvoja krijuese e këtij autori flet se kemi të bëjmë më një shkrimtar që ka arritur nivele të larta.Tyran Prizren Spahiu është padyshim një mjështër i vërtet i situatave dramatike, I shtrimit të ideve filozofike dhe mbi të gjitha një filozof me universializëm mendimesh dhe idesh të ndërthurura me modernitetin e demokracisë së vërtetë. Po ashtu, autori është një skalotës i mendimit dhe paqrashtrimit të ideve sociale, Ai i ndërthur mjaft bukur dhe mjeshtërisht përmes frazës shqip të plotë e të pjekur, ku nuk ka asnjë ekuivok apo pasiguri. Tyran Prizren Spahiu, na paraqitet kështu si mjështër i fjalës shqipe dhe arkitekt i mendimit filozofiko shoqëror, ku natyrshëm shpaloset koha dhe liria si një aksiom qe ngërthen vlerat e vërteta. Ky autor meriton vlerësim, vëmëndje dhe përkushtim për aftësitë e veta si krijues, për idetë që hedh dhe aftësitë e tij intelektuale dhe njerzore. Vepra e ketij autori është më se solide, mjaft shqiptare dhe atdhetare, e fuqishme dhe tepër domethenëse.Tyran Prizren Spahiu është një nga autorët tanë bashkëkohor mjaft domethënës, i qartë me sens të lart kombëtar dhe një shqiptar i madh.