Vaso Papaj
Kronike Kryeqytetase
Një zile e çmendur ore më tremb herët mëngjes,
Tirana ende e përgjumur, makinat tërë vesë.
Kafeja më e hidhur është kur vetëm pihet,
Ndërkohë tymi i cigares në mushkëri më fshihet.
E marr me ngutje xhinsat të hedhur mbi karrike,
Dy grushta ujë syve, që mos të kem dremitje.
Mbi flokë kaloj ca gishta, gjithçka tani është gati
E kthej një gotë me qumësht, të lënë atje tek rafti.
Ndryshon jeta gjithnjë, më shumë i ngjan betejës.
E kam shumë më të lehtë, se gjer tani jam njejës,
Por për betejë jam gati, ngjasoj me ushtarak,
Mes mizërisë e pres urbanin për Laprakë.
E për të mos mbetur vetëm, si në ëndërr kujtoj seksin,
Një prekje e lehtë dore, pandjerë më shton oreksin.
Shoferi shfrenon radion. "…njëzetepes’ gërshetat…"
Unë vajzën pranë përpij nga koka gjer te thembrat.
E zbres te kioska e shtypit, një sy... lajmet e mbrëmjes
I ftohtë jam këtë herë, indiferent edhe ndaj dhëmbjes.
Kronikë e zezë dhe rozë jepen emër për emër,
Për fatin tim të mirë, e kam ende një zemër.
Luftohet në Irak, fëmijë për jetë cunguar,
Nga mediat vijnë orteqe peizazhesh të shkrumbuar.
E ndonse ngjaji ftohtë, indiferent nuk jam ndaj dhëmbjes,
Një rresht më s’u lexoj kronikave të mbrëmjes.
Ministra të përfolur, të mbrojtur nga drejtësia
Dhe britma opozitare: Të ikë qeveria!
Kronikë me shesh beteje. E hedh vështrimin shtrembër,
Për fatin tim të mirë, e paskam prapë një zemër.
Dhe dielli, edhe hëna më vijnë nga prapa Dajtit,
Kur kthehem në shtëpi, i them "shpejtohu" hapit.
E le të vijnë, të ikin, nuk e besoj të ndreqem,
Në urbanin e mëngjesit pas kthesës do të tretem.

Komente 0