>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Uuuuuu!...

Uuuuuu!...
Edhe qiellin rehat s’lanë.
S’mbeti gjethe pa u dridhur.
Erë e marrë e çoroditur.
Vallë të jenë kaq të paditur?

Uuuuuu!...
Edhe qiellin po e ndajnë.
Pronësuan dhe atdhenë.
Nga të kuq e kthyen fenë.
Gjethet jetimë se jetimë mbenë.

Uuuuuu!...
Edhe qiellin e përlanë.
Ajri kthyer është, beton.
Mos kërkojnë të Zotit fron?
Gjethet, vallë, kush i mundon?

Uuuuuu!...
Edhe qiellin po e hanë.
Ç’i kërkoni gjethet kot.
Gjethe janë, .. shpërndarë në botë.
Në çdo portë gjerdan me lot.