>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Dordolec

Dordolec, ti s’ke surrat,
Dordolec, as moshë nuk ke.
Paske lindur bash me fat,
Sa herë bie, kush të ngre?

Nuk ke gojë, ndaj heshtjen mbjell
Nuk ke veshë, zhurmën s’e korr,
Ndaj s’e di, se ç’punë të del,
Për të trembur kë ka dorë.

Me ca sy që hidhen bosh,
Nuk shikon as gjer në hundë.
S’ka sesi ty të të pranosh
Po të të shkul, a do të mund?...