>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

C'Më Vjen Një Dallgë

Jashtë tërë natën,
Buzë me vesë.
Do t‘i pij,
Një pikë mos mbesë.

Stol në park,
Sy me hënë.
Ç’ësht‘ kështu?
Ç’farë më ka zënë?

Kripë deti,
Lot a fllad.
T‘i thëthij,
Ç’më vjen një dallgë!

Shi rrebesh,
Flokë ujvarë.
Do t’i thaj,
Kam frymën zjarr.

Ç‘është një jetë,
Vetëm, bosh!?
Veç me ty
Ndjehem djalosh.