Vaso Papaj
Kenga E Refugjatit
Emri im është bërë si parja e kuqe.
Del në sheshe tragetesh, mbin në aerodrome.
Gjatë e lënë në rresht si të ish njeri me huqe,
Sikur kish dalë motelesh veshur me kondome.
Pranë s’më mban dot në këtë kohë të keqe.
Jam zot i vetes, tjetërkujt nuk i takoj.
Një qiell të thyer copë kam marrë me vete.
Sa shumë e desha! Kurrë s’do ta harroj.
I heshtur endem, thith ajër me vegime.
Me natën puthem, ndukem dhe bëj dashuri.
S’paska pasur një plis nga ajo toka ime,
Të më shtrëngojë fort e të më mbajë në gji?...
I ngjan fytyra ime një pasqyre të krisur.
Veç refugjatë me sy të ndritshëm pasqyron.
Sa herë flasim në skype, s’rri pa përsëritur:
"Dije, kurrë s’kam qenë dhe s’do të jem demon."
Mendimi im i ngjan një zogu të shtegëtuar.
Ikën në prag vjeshte, të gjejë pak ngrohtesi.
Se rruga është hapur, telat me dhëmbë rrëzuar.
Mos më kërko. S’më mban. I lidhur dot nuk rri.
Tashmë, e di: Kjo rrugë është rruga ime.
S’e zgjodha unë, dhuratë ma dhanë të tjerë.
Nuk ka tabela, as semaforë, ka vetëm ëndërrime.
Ndaj ti pa drojë më thuaj: "Ec edhe më merr!"
Po rrugën time e ka zënë një gjumë i thellë.
Në fund të saj s’më sjell qoftë dhe një yll.
Për dashuri gjithmonë të njejtën gjë më sjell:
Një çantë shpine shtegut, nëpër të njejtin pyll.

Komente 0