>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Kenga Ime

Sado të shigjetohem, me helm, që heshtje ndjell,
Që zëri të më mbytet nën tokën time thellë.
Helmin e tokës mëmë, unë do ta kem ushqim
Dhe heshtjen do t’ma mposhtë, mos t’vdesë kurrë zëri im.

Se jam shqiponjë e lirë në këtë shekull të ri.
Në gjoks rinie shfaqur, që ngre adrenalinë.
Nuk jam ajo shqiponjë që fluturonte lart, në male.
Më gjeni rrugëve, në çdo shtëpi, te çdo shqiptar me halle.

Më kot kërkoni lot të rrjedhin sytë e mi.
Përrenj të dhimbjes janë dhe unë me fund i pi.
Dhe ju si përrenj malorë të doni det të gjërë.
Në gojë me këngën time, kurrë gjumi mos t’iu zërë.