>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Qente

Qentë po ulërasin,
Grumbull, në kopè.
Vallë, t’uritur janë,
A po ndajnë një prè?!
Qentë po ulërasin,
Zgjojnë ëndrrën që fle
Herë zhvaten, here zhvasin,
Gjumit po i venë fre.
Hëna vetullshkruar,
Ndriçon zbeht mbi re
Herë fle, herë rri zgjuar
Më lart vetull ngre.
Ora ka ndaluar,
Akrepa ngrirë mbi dhè,
Puthjen akulluar,
S’ma sheh kjo kopè.
Ora tre e natës,
Ora tre…