Vaso Papaj
Karavidhe
Të qeshim, kur duhet të qajmë
Nis të flas për atë, po ti befas më ndërpret: "Është karavidhe".
Prit, or mik, nuk ke të drejtë, me pushtet, njeri i madh ai
Dridhe pak, madje dhe përdridhe.
E vazhdoj: S’ndreqet kurrë kështu "shporta me karavidhe"
Më lëshon një batarè: "Dije, shoku! Është i vogël si njeri.
Shpinën mos përkul për disa kacidhe."
Po ç’të bëj? E vërtetë të jetë, or mik? Vërtet është karavidhe?
"Mëshoi venit", më bërtet." S’ngopesh me sqarime ti?...
Shpërfille! E në kundërshtoftë dhe tridhe!"
Tridhe? … Po motelet ku do të hanë? Qënke fare aguridhe!
"Hesht e mendohu gjatë", ... më tha, "Mos u bëj fëmijë!
Ai, në tërbim të plotë, ka fytyrë gorille..."
Ç’t’i bëj ëndrrës, pyes, ta shpëtoj nga tërbimi i një gorille?
Si ta lidh e si ta zgjidh?... Ti ma pret si me bezdi:
"Atë shportë me karavidhe,
Në det të tërbuar hidhe!"

Komente 0