>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Bilanc

Vetes
N’atë Janar të largët të pasluftës,
Me erën e barutit nëpër mure.
Me shpresën: Për një botë " të re ",
Më të mirë, më të drejtë.
Ngazëllimi i babait tënd,
Kur i dhanë lajmin:
"Djalë!… Djalë!…Të të rrojë për jetë!..."

E koha shkoi.
Ç’bilance bëre? Ç’ projekte, ditë e netë?...

Ti qe një llogari e hapur, pambarim.
Një përpjekje dhe një mundim,
Por mbi të gjitha lumturi, gëzim.
Se duart të mbetën të pastra,
Pa e patur të lehtë.
Djersitën e u dërmuan
Tërë një jetë.