Vaso Papaj
Nata Para Provimit Te Fundit
Brezit tim dhe jo vetëm
I kujtoj:
Qenë katër çuna me kitarë,
Poshtë, në plepishtë,
Përballë dhomës tonë 23.
Filiza plepash, që nata i përkundte.
Ajo natë ishte e tërë e tyre.
Do të kish kaq dashuri të mos i thyente?
E kujtoj:
Edhe Ermirën me syze, e kujtoj.
Mbante skelet të madh, të zi,
Babanë nëpunës e kish, në Ministri.
Kujtimi i saj, syve të mi, kurrë s’u sos.
Hutohej sa më shihte.
Isha simpatik, i ri, serioz.
Kujtoj atë natë:
Provimi më ish shumë pranë,
por ajo, larg dhomës sime, larg.
Tashmë na ndante oqean.
Iku nga studenti me njollë në biografi
Tek djali me baba gjeneral.
Ku ta dinte, e gjora, ç’fat do të kish ai djalë?!
Pas pak, tradhëtar ia bënë babanë
E biografinë të çalë.
Atë natë
Hëna më dukej si një vajzë e turpshme.
Ermira faqeskuqur. Një javë pa e parë.
Isha para provimit të fundit.
A do më shkonte kështu mbarë?...
Po ajo natë u lidh me arrest.
Dikush do t’përballonte më të egrin test.
Si dukej një nga ata me kitarë,
Që atje poshtë me Celentanon bënin festë.
Se ja,
E hipën pranguar në Gazin 69 .
Zoti mos e dhëntë!...
Dhe kitarat në plepishtë vajtuan gjer në mëngjes…
Një prej katër filizave,
Që atë natë do të mirrte pambarim mungesë.
Ç’të kujtoj?
Atë natë të prindëve të mi,
Që pritnin me ankth kthimin tim fundjave në shtëpi?
Po atë natë prapa portës e kisha lënë frikën.
Nata ishte e tërë e imja.
Provimi i fundit, përkulur mbi matematikën.
Edhe pse ajo s’do të bëhej kurrë profesioni im,
Ëngjëll mbrojtës do të qe, tërë jetën,
S’pata kurrë dyshim.
(Ermirë!
Pse dridheshe?
S’do mundja të të bëj keq, vërtet.
Nëse dashuria është dashuri,
Ajo kurrë nuk të vret.)
U ndezën herët dritat e Fly-it këtë mbrëmje!
Miqtë përreth më ndjellin dëshirën
T’u them ca vargje për Ermirën.
Ndoshta paksa për të ndryshuar.
Nëse dashuria është dashuri
E nëse vërtet në jetë ke dashuruar,
S’do të vijë kurrë, që një ditë nga një natë të vdesë.
Ndaj, në s’qofsha më,
Këto vargje le të jenë në kujtesë.

Komente 0