>
LETERSISHQIP

Dashuria Nuk Ka Vdekur

Kur përgjumem bashkë me ty
Dhe n’agim, rrezja e diellit
Me frymë pleksur, nis e fryn,
Ndonëse ajo më vjen e mekur,
I them vetes pa mëdyshje:
Dashuria, jo, … s’ka vdekur.

Të përpëlitet brenda meje
Pamëdyshja, sa të dojë,
Të lundrojë edhe ndër deje,
Po këtë herë unë nuk gaboj.
Pamëdyshjen le mënjanë,
Veç me ty pa fund të rroj.

Heshtja e gjithmontë pas derës
Është aty, troket gojëhapur,
Gati të gllabërojë dhe njerëz.
Seç belbëzon, s’më le të flas,
Do që unë t’harroj gjithçka,
Rrugën time ta humbas:

Që të dua me çdo kusht,
Mos i ngjaj si në përallë,
Dhelprës së njohur me rrushtë.
Që të dua në çdo çast,
Qofsha edhe pranë së keqes,
Që na merr frymën përqark.

Ndaj, përgjumur në agim,
Pleksur po ajo rreze me frymë, …
Oh, … sa shumë më jep gëzim.
E në ardhtë prapë edhe e mekur,
Vetes do t’i them zëplotë:
Dashuria, jo, … s’ka vdekur.