>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Motivi

Ngjarjet që lenë shenjë
Strukur brenda kujtesës,
Mundohem t’i shfletoj, arrij edhe t’i gjej
E në qetësinë e zemrës,
rrahjet të t’i ndjej.
Pastaj zemrën time me to provoj ta ngjiz,
Se vetëm ky është motivi,
Që më bën të jem…, të lëviz.

Munda të ndryshojë,
Më bëre ti më të mirë.
Ta dish, do të të mbrojë, kërko tek unë azil!
Nga dimri ynë i ngrirë
Të mbetesh trëndafil,
Që kurrë një ngricë e tij, ty vyshkjen mos ta ngjisë,
Dhe vetëm ky është motivi,
Që më bën të jem…, të lëviz.

Se qiellit i ke falur tërë ngjyrat e ylberit
E jetës m’i ke dhënë tingullin tënd të zërit.
Rrotull shdërruar e ke, gjithçka në lumturi.
Esenca e qenësisë sime je, tani e përgjithnji.