Vaso Papaj
Ne Kerkim Te Olsit
Olsi,
Ke kohë, që ti mungon në barin e atij moteli,
Në autostradë, kilometri shtatë.
Atje ku çiftet, nata dhe dita bashkë kurrë s’i veli,
Atje, ku ua çoje kafenë në dhomë, herë poshtë, herë lart.
Olsi,
Atje, shpejt u bëre burrë dhe ai motel shpejt të veli,
Ai, në autostradë, kilometri shtatë.
Dhe një ditë papritur provove t’i ngjaje një rebeli,
Ndërmore rrugë - parrugë të botës, larg, shumë larg…
Olsi, …
Dhe ja, befas, një mëngjes herët me ty u ndesha,
Në inbox, mesazh: "Poet, të përshëndes!"
"Po ti, si je or mik, ku humbe?" i shkrova nja dy rreshta.
Ma ktheve: "Jashtë, përtej kufijve, punoj në punë të zezë."
Olsi,
Ti kërkove t’i hapësh jetës shtigje të reja,
T’i fitosh kohën asaj, për nënën, motrat dhe vëllanë.
Me të bardhat kallo, qoftë në të zezë, e fituar është beteja,
Ndaj dhe pse me flokë dëbore, më shumë do të kem xhan.
Olsi,
Qëllon të ndalem ndonjë herë në barin e atij moteli,
Në autostradë, kilometri shtatë.
Por atje, ku çiftet, nata dhe dita vazhdon t’i përkëdheli,
Një tjetër Olsi ua çon kafenë në dhomë, herë poshtë, herë lart.

Komente 1