>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

S'dashka Te Mbaroje

S’dashka të mbarojë edhe kjo natë.
S’dashka të ma marrë racionin e dashurisë.
Si një mace më fërkohet në krevat,
Në fytyrë, në qafë, me bisht më gudulis.

S’dashka të mbarojë edhe kjo natë.
Edhe ajrin do t’a ha. S’e le të ma grabisë.
Veten të dorëzuar e shoh pak e nga pak.
Këtë natë asgjë nuk ka që t’më çudisë.