>
LETERSISHQIP
Vaso Papaj

Kenge Dashurie Me Sorrat...

U lodha, nuk dëgjoj dot më
Këngë dashurie nga sorrat.
Mbyll dritaret, shkoj të flë,
S’kam ç’u bëj, vjelin të korrat.

Mezi pres të vijë mëngjesi.
Një mëngjes jo bardh e zi.
Brez ylber të ketë tek mesi,
Të më falë pak dashuri.

Sorrat kurrë pëllumba s’bëhen.
Kurrë s’këndojn’ për dashurinë.
Me krra - krra, ato s’dëgjohen.
Dinë të mbjellin vetëm zinë.

Kërkoj gjatë motiv të ri
Perëndi, vallë, ku të t’ gjej?
Do t’ më lësh një porosi,
Këngën tënde t’ua përkthej?