Vaso Papaj
Do Jem Me Ju
Sa herë që thoni: Po na pushton mërzia,
S’do jem me ju me kuje të vajtoj.
E në rastistë, shpërtheni fjalët më të këqia,
S’do jem me ju, më shumë t’ju nervozoj.
Por unë do jem me ju, në të vërtetën do t’kërkoni.
Me ju, kur çmendurisht do të doni dashurinë.
Do jem me ju, në do të zgjidhni së mirës t’i besoni,
Kur shpirti në çdo hap t’u njohi Perëndinë.
Sa herë që thoni, se "një nesër" nuk do të ketë,
Nuk do jem unë, ai që ua mësova.
Sa herë që zemra s’do t’mund t’u rezistojë në jetë,
Nuk do jem unë, ai që ua shkaktova.
Por unë do jem me ju, kur të kërkoni rrugë të tjera.
Do jem me ju, kur burrërisht do t’adhuroni lirinë.
E prapë me ju, kur s’do të doni ligje të mjera,
Që nuk mbështesin ëndrra mbështjellë me urtësinë.
Unë jam Poet. Për ju do të desha veç mirësinë.
Një këngë do jem, gjithnjë, në mëndjen tuaj.
Do jem një ledhe nëpër trup, t’u heq egërsinë.
Do jem e qeshura, që s’le askënd në botë të vuaj.
Se çdo Poet, ta dini, ka një histori kësaj jete:
Kurr’ nuk do jetë dhembja që lumturin’ e merr me vete.

Komente 0