>
LETERSISHQIP
Viktoria Xhako

Takimi I Parë

Një ditë e kthjellët si sot,
Çmendurisht... ishte ajo ditë,
Kur ëndrrat i përziem tok,
Dhe gishtërinjtë i lidhëm dashurisht.

Takime pa fund ofron jeta,
Të ëmbël, të trishtë, të zymtë, të bardhë,
Por virgjërinë e të parit takim,
Nuk e mbulon as e zeza baltë në varr.
E premte 20 janar 2012 ora 13:00