Viktoria Xhako
Qielli Nuk Mund Të Griset
Kur qiellin ma grise pa dhimbje,
Yjet pikëllueshëm ranë në prehrin tim.
I shtrova në të blertën lëndinë,
Gjurmët e tua ndriçova, të dashurisë.
Ato gjurmë që pranvera do t’i mbulojë,
Me barin e blertë mbuluar me vesë.
Dhe unë, kopshtar i papërvojë,
Lule Dielli do mbjell,
Lulëzimin do pres...
Yjve do t’u kthej buzëqeshjen,
Me lutje do t’i nis përsëri,
Në të kaltrën blu qiellore,
Emrin tënd të bukur të qëndisin:
DIELL, DASHURI.
Se qielli nuk mund të griset.
Yjet pikëllueshëm ranë në prehrin tim.
I shtrova në të blertën lëndinë,
Gjurmët e tua ndriçova, të dashurisë.
Ato gjurmë që pranvera do t’i mbulojë,
Me barin e blertë mbuluar me vesë.
Dhe unë, kopshtar i papërvojë,
Lule Dielli do mbjell,
Lulëzimin do pres...
Yjve do t’u kthej buzëqeshjen,
Me lutje do t’i nis përsëri,
Në të kaltrën blu qiellore,
Emrin tënd të bukur të qëndisin:
DIELL, DASHURI.
Se qielli nuk mund të griset.
E hënë 23 janar 2012 ora 05:00
Më shumë nga Viktoria Xhako
Komente 0