Xhemë Karadaku
Pyka Në Lis
Muza, një mikeshë e vjetër
I paska nisur dikuj një letër:
-A je mirë, "miku" im poet
Gjithë ditën rri n’internet!
Jep komente e bën analiza
Flet për pleshta e për miza
Dikur mendje e shëndoshë
Sot marrëzira po përshosh!.
Oh, sa fort u duke i ngratë
Në mes të pyllit pa sëpatë
Të bënë gjak kaça e therra
Lotova për ty unë e mjera.
Çka t’u desh vallë politika
Veç sa të ranë do stërpika
E pa mirë si shtriga e zezë
Pa mëshirë të preu n’besë.
Kthehu, o mik, aty ku ishe
Mos u duk si një bir bishe
Skalit vargje siç bëre dikur
N’daç me shndritë si bilur.
E lexoi poeti fort atë letër
Iu duk vetja si njeri tjetër!
Deshi t’nisej po dot s’u nis
Kishte mbetur si pyka n’lis.
I paska nisur dikuj një letër:
-A je mirë, "miku" im poet
Gjithë ditën rri n’internet!
Jep komente e bën analiza
Flet për pleshta e për miza
Dikur mendje e shëndoshë
Sot marrëzira po përshosh!.
Oh, sa fort u duke i ngratë
Në mes të pyllit pa sëpatë
Të bënë gjak kaça e therra
Lotova për ty unë e mjera.
Çka t’u desh vallë politika
Veç sa të ranë do stërpika
E pa mirë si shtriga e zezë
Pa mëshirë të preu n’besë.
Kthehu, o mik, aty ku ishe
Mos u duk si një bir bishe
Skalit vargje siç bëre dikur
N’daç me shndritë si bilur.
E lexoi poeti fort atë letër
Iu duk vetja si njeri tjetër!
Deshi t’nisej po dot s’u nis
Kishte mbetur si pyka n’lis.