>
LETERSISHQIP
Xhemi Nokshiqi Muzai

Me Jep Doren O Vella

ME jep doren o vella
te ngrihemi ne kembe se bashku

Perse malet supet i lekunden
Bredhat e lashte nga dhembjet
dridhen tunden
Kulluar ne kroje uji pse nuk buron
Kreshtat perse dridhen
Ato s'mbajne debore

Perse toka dridhet nga klithmat
E mundimet
E perse lotet po shperthejne ujvare
Perse vellezerit e mi
termeti i zi i ka vrare

Thone se vajtojne zanat ne lugina
Me thane se vajtojne edhe pleqet dhe femija
Qerpiket po rendohen nga lotet
Qe renkojne
Mengjezin marramendes te termetit
Me nuk po e durojme

E kush nuk e pa katastrofen e katandisur
E kush nuk e vuajti me shprtin e lenduar
Lotet, dhembjet, plaget
Mbi kurriz ngarkuar

Si trungjet e pemeve nga gjethet
Jan xhveshuar
Shqiperi shtrengatat ti i ke kaluar
Me balle stuhite dekadave perballuar
Me padrejtesi trupin te kan copetuar
E pse engjujet Arbetore kan per t'i paguar

E varfer, e shkrete me lekure te gjymtuar
Me duart ne qiell, o zot duke thertitur!
Qetesine shpirterore tek ti po kerkojme
Pse kaq pa meshire o zot
Godet, e ne po na ndeshkone
Veç foles se tij Shqipetari
Asgje s'te ka kerkuar
Bashkimin e vellait me vellan
E asgje te tepruar

E çfar te ka bere populli im miredashes
I vuajtur, i strkequr, i vrare, i shkaterruar
Me fytyre te Zbehur dhe te zbardhuar
Te kerkon ushqim per shpirtin per te
Mbijetuar
Gjakun tone te kuq Shqiponjes dhuruar

Zemrat tona kurre nuk nenshtrohen
Ato jane prej hekuri dhe perballojne stuhitë
Si nga natyra termete dhe fatkeqesitë
Edhe nga fqinjet tane
Ndyrestë dhe padretesitë

Gjithmone per interesat e tyre
Na lenduan, o memedhe
E nxin e shkaterruan token tone
O Atdhe,
Qe brezat e rinje te harrojne vetvetin
Te perulin e te urrejne
Edhe njeri-tjetrin
Te harrojme qellimin e Atit te madhe Skenderbe

Atje poshte betonit engjellushja e vogel
Vajzerore
Jep frymen e fundit nen token tone arberore
Beton dhe germadhe e rende e mallkuar
Na i more ti zemrat e vogla
Te shtrejta engjellore
I zuri poshte vetes kucedra e termetit
E la shpirtin tone te ngrire
Pa jete si portreti

A nuk ke meshire
Per engjujt e qiellin tone
A nuk ke meshire per shqiponjat shqipetare
Pse i ndeshkove malet lozonjare
Lumenjet jasht shtratit kan dale
Me denese lotojne
Dhe nuk durojne

Shqiponjat jane bregosur per zogjet e saj
Ata jane shprendare rreth botes anembane
Mbetur kane vetem
Baballaret prane oxhakut te hirtë fukara
Guret u thyejnë brinjet
Dhe trupin me kockat qe u kan mbetur gjallë
Mbuluar me nje zhele jorgan
Dhe une i pashprese i pafryme
Nen pragun e shtepise sime
Jam vrare

Me ze te çjerruar e te ngrisur therras
Me jep doren o vella!
Me jep doren o vella!
Ne ditet me shi
Me qiellin e nxire
Me jep doren o vella
Me termete e vullkane
Jemi nje o shqiperia Nanë

Me jep doren o vella
Vetem ti ma njef zerin, dhe fytyren
Se ujqerit tane gjithmone
Duan te na shqyejn e te na hane te gjalle
Po prap me te forte do rikembem
Do shtrengojme fuqite e pamposhtura si gjithmone
Duke u lartesuar drejt qiellit si
Shqiponjat tona krenare
Qe nuk mposhten kurre

Xhemi Nokshiqi muzai
SHBA, ME 28 Nentore 2019