Adrian Llanaj
Zhgarravinat E Picos
Vepra të mëdha që seç duan të thonë
Hëna që kafshohet nga një kufomë
Forma pa jetë me dhëmbët jashtë
Bishta kuajsh në barkun e një lope
Duar që mbysin një tullac
Unë s'do ti dua kurrë
Zhgarravinat absurde të Picos
Ju mund të më dënoni për këtë
Më quani dhe të pa-udhë.
A thua vërtetë Njerëzit, Koha, Shoqëria
Në pikën më të lartë të ekstazës mendore
Gjejnë veten në këto vepra gjysmako-gjithkokëshe?!
Eh ç'kam dëshirë në këtë çast, të jem në një lëndinë.
Një lëndinë me lule Natyre.
Hëna që kafshohet nga një kufomë
Forma pa jetë me dhëmbët jashtë
Bishta kuajsh në barkun e një lope
Duar që mbysin një tullac
Unë s'do ti dua kurrë
Zhgarravinat absurde të Picos
Ju mund të më dënoni për këtë
Më quani dhe të pa-udhë.
A thua vërtetë Njerëzit, Koha, Shoqëria
Në pikën më të lartë të ekstazës mendore
Gjejnë veten në këto vepra gjysmako-gjithkokëshe?!
Eh ç'kam dëshirë në këtë çast, të jem në një lëndinë.
Një lëndinë me lule Natyre.
Më shumë nga Adrian Llanaj
- Ma Morri Mendjen Përfare
- Dua Të Fluturojë
- Femra Dhe Muzika E Mbajnë Tokën Ndezur
- Ngjyrat Nuk Qëllohen
- Nusja E Re Me Burrë Xheloz
- Fiqtë Dhe Fëmijëria Ime
- Po Vidhet Kungulli
- Vijshmëria Ditore E Jetës
- Erdhi Pranvera
- Femrat Kanë Aftësi Tej-Tokësore
- Mali Dhe Njerëzit
- Konjaku Është Historian
- Mahnitje Njerëzore
- Brunet
- Krimbi Paqësor Dhe Molla
- Njeriu Shumicë Dhe Lumturia Gjysmake
Komente 0