>
LETERSISHQIP

Kozmos Me Logo Fals

Një tjetër kush zgjedh dikush-in
Mbase ka grackë ambicioze
Nga dikush per tek askush
Vendosin ne shah buzëqeshje lojë
Me logo "made in" behen
Asnjëanës
Pipëtijnë në tavolinë rrethore
Bëhen e ç'bëhen tollomane
Një kurrkush mitokrajlësh!
I bien boshtit hemisferë vetore
Milje të tëra kozmos përpijnë
Ja një matje fanatike
Zgjedhin vetveten e lëpijnë
False fytyrash shtatanike!