>
LETERSISHQIP

Module Shkronjore

Rastësisht le të bie në mjekrën e lakuriqit te natës
Absurdancës që mjerisht nuk ekziston
As...qime te koklavitjes femërore
S'ka hire trajtash, gropthi pupje bëhen pejgaron
Dhe...
Le që mbaresë humbjesh bëjnë Dostojevskin
Nje pjellë ofezive të trapultës
E çapitjeve ne shigjetë Honololu
As mundjes s'mund t'i ruash Virgjilin
E pllaqurimës që më ngacmon!
Kurrë violinën në harpë nuk e pagëzon
Si hipokrizisë të ndryshosh qitjen
Në një tabelë të dhjamosur
Të një hije-veshkull që barbare perëndon!
Kloritë e korrjes së idesë mazlarike një Atlantik
I bie çekanëve ne hieroglife
Të neuroneve çudibërëse nga dallgë e humbur në pedaljon..
Modulet ikin vrapojne me kujë lutjesh
Nga kërce mashkullore të Hënës veshur gjysmë
Kanë frikë shpejt rrembejnë viza të bardha
As pritje të jeshiltë në gurrë lëmon
Modul shkronjash, zbehta me harta pa gojë
Vuajnë në Peleponez piktografilin e një deveje
Me nje gungë si dunë e hidhur
Në dhera zharkosen pa Sekretaviolë
Iu ngjisin zanore e plumbë bashtingujsh
Mbase asnjë ind nuk kanë në statikë
Me neonë shuar friklosen prej tingujsh
Hedhura në tokë si bretkosë e griliosur, pa estetikë!