>
LETERSISHQIP

Valse Balsamosjesh

Ja ku jam!
Zgjas ënjtjet e duarve për të kapur formën tënde
Të gishtërinjve shkrorant të dridhjes
Hej tej poshtë jam!
Pervidhem ndaj qaforeve të idesë tënde motare
Të krokadhjes limfatike për tënd vals
Ulëras në jam a s'jam!
Thirrmëni për vals bretkosë e kuqe
Me lëkurë pelegrini të shpuarjes
Shkuarjes
Këmbëshpejtave në danc!

Nofka jote buzë hedhur në përpëlitje
Mbi shpatull rrëmon koka dhe dora egër e hedhjes
Mbi truke vallzimi monogan!
Ndiqja rrahjen tënde te mazhoronte
Nje minxharoz ndjesie herave
Kur takoheshim ne danc
Ne vals qofsha a jam!

Këmbët hidheshin si mëngjarashe të shpërthyera
Zbëshëm
Në falsivitetin e valsit tonak
Brenda ne kuadër gjymtyresh
Zbëshëm
Shëndoshur nga pigment endacak!
Krye hedhura ime vegëltore e ikonave balasamosjesh
Që zhdukën baltrën e hundores
"Jâ ku jâm!"