>
LETERSISHQIP

Rrufepritës Në Trumpetë

Zbarkuan mjelma sanuall në trup të anijes pirate
Neone përlyer në strojke pa armë
Zhdukej lehtas mjegull në gravura mondane
Që blerës kënaqësie e shitën pa andrallë
Luhej Moxarti-na rreshtore e imfo-lepirjes
Trofetë e gjarpër për te gjallë
Të tundjes zvurpër e thember-pirjes
Trombë e litodizuar për mallë
Kubetë foshnje-mpira gjakosen në mikse
Kokëzhdala me kruall bulbi
Trumpetë shtrirje duarsh pisk-mikse
Ndyjnë frymëmarrje harubi!
Nxjerrin jashtë stirokoltën e spinjave tej
Ndryshkun e butë të grisjes
Zëra plidhur harbojnë përtej
Promo-arsonazhin e shtirjes!