Albi Lushi
Dorëzim Pa Kushte
Kot luftova që ta doja,
atë atje që mbaj këtu.
Nisa kot zjarrin ta zgjoja,
kot dhe ndjenjat, kuturru.
Me të çdo betejë e humba,
humba luftën gjithashtu.
Në skuta epshi shpesh u munda
dhe armët hodha, atje diku.
Unë, dështak prej marrëzisë!
Unë që mbolla flakë nën prush!
Përballë xhelatit të dashurisë,
u dorëzova pa asnjë kusht!
atë atje që mbaj këtu.
Nisa kot zjarrin ta zgjoja,
kot dhe ndjenjat, kuturru.
Me të çdo betejë e humba,
humba luftën gjithashtu.
Në skuta epshi shpesh u munda
dhe armët hodha, atje diku.
Unë, dështak prej marrëzisë!
Unë që mbolla flakë nën prush!
Përballë xhelatit të dashurisë,
u dorëzova pa asnjë kusht!
Komente 0