Albi Lushi
Kafshuar Keq
Lozonjare plot ledhe, e bukura e vërtetë
Parfumi joshës më bën që të dridhem
Me klasin që deh sikur lëshon një rrjetë
Një rrjetë që të çmend e më bën të lidhem.
Kurrë s'më kish' ndodhur që të lidhem vetë
Nga sytë e tu plot epsh, e imja Perëndi
I lumtur pa të njohur s'do isha unë në jetë
As në tjetrën botë s'do njihja lumturi.
Kaluar mbi taka me mëndafsh të veshur
Smeraldet ndjellin kobshëm mbi gjoksin e bukur
Përcëllijnë dy buzët duke buzëqeshur
Digjen ngadalë e treten duke puthur.
Tek më ulesh në prehër ngre me kast fustanin
Ç'i kam bërë Zotit të vuaj e të heq?!
Dëshmitarë kam yjet dhe divanin
Dhe vulat në qafë, të kafshuar keq!

Komente 0