>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Gënjeshtra

Mëngjeset gdhihen me një gënjeshter të madhe
Aq sa mendojmë se kjo është dita jonë
Gënjejmë në punë plot njerëz me halle
Gënjejmë pa u skuqur e s'na bëhet vonë.

Gënjejmë shokë e miq dhe gruan e tjetrit
Gënjen politika me nenin famëkeq
Mendojmë gënjeshtrën që do i themi Shen Pjetrit
Kur ne të mos jemi në këtë botë për dreq.

Në u përmbystë kjo varkë s'do na ngelin as eshtra
As një të njëmijtat e trupit s'do na ngelin
Do na sulen peshqit të mbushur me gënjeshtra
Se prej qindra vitesh u kemi vënë karremin.
6 Maj 2016