Albi Lushi
Dashuri Në Ëndërr
Kur nata të përgjumet në qepallat e tua
Si xhamat e qelqtë që i mbyll qepeni
Unë do vij ngadalë të të them, -Të Dua
Do hyj tinëz njerëzve kur ju të mos jeni.
Në detin e ëndrrave mes të qetave valë
Do lundroj krahëhapur, e ndoshta do të mbytem
Imazhin tënd kërkoj në dallgë e në valë
Me emrin tënd në gojë, fundosem e zhytem.
Ti do qash pa zë gjer sa të rendojë gjumi
Do zgjohesh e mua me sy do më kërkosh
Si shkarpa e drurë që merr me vete lumi
Do marresh kujtimet e jetën do vazhdosh.

19 Qershor 2016
Komente 0