>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Më Jepni Një Dhimbje

Më jepni një dhimbje, në gjoks t'më godasë
Një dhimbje që kockat mi ther'
Ta gdhend mbi një gurë e guri t'pëlcasë
E prap t'ja dijë për nder.

Me dhimbjen të humb siç humbin të humburit
E nga fillimi sërish të rinis
Nga trutë të luaj siç luajnë të luajturit
Do çmendem i ditur, ta dish.

Ah, ma jepni dhimbjen që flak e përflak
Të ndez një qenie tjetër
M'u fanit në sy Dostojevski plak
Me dhimbjen, kryevepër.
29 Korrik 2016