Albi Lushi
Poeti Dhe Hoxha
Më çoi e liga në hoxhë katundi
Për derman kjo, sigurisht
I niste shkronjat që nga fundi
I bënte nuskat arabisht.
Më dha "Selam" në dhomë kur hyri
Selam ja ktheva, - efendi
- Ty djalë i mbarë të ka zënë syri,
Ca edepsezë t'kanë bërë magji.
Me kurriz-kërrusur qyqari hoxhë
Nxorri defterët prej sëndukut
Kish vënë gjyslykë të marra borxh
-"T'ja plasim syrin qafir-kopukut".
Ky në rini kish' qenë hamall
- Në ballë e rroka tha, - edepsizin
- Ja hakun tënd thash, - E ke hallall
I feksën sytë, drejtoi kurrizin.
Me bisht të vogël i kishte kësulat
Të arabtat gërmë i shkroi me pendë
-"Ta ziesh në darkë pa fjetur pulat,
Ta pish në sabah pa lehur qentë".
Kur i dha karar të imtave rrjeshta
- " Me se merresh tha, - Trego të vërtetën
- Kam vite thash që shkruaj vjersha
Me politikë jam marrë gjithë jetën.
U nxi qyqari, u bë katran
Filloi të mekej arabisht
-"Ty nuk ka hoxhë që t'bën derman,
As nuskat e mia, sigurisht".
- Ti rri këtu tha, - në dhomën time
Si ndihmës hoxhë, si asistent
Për njerëzinë të qëndisim shkrime
- Për nuska qenke kompetent.
- Ah, "Zoti të faltë", - hoxhë efendi
Se prej Kur'anit po të bëj selam
Unë gjeta shkak për poezi
Ty nuk ka nuskë që të bëjë derman.
Për derman kjo, sigurisht
I niste shkronjat që nga fundi
I bënte nuskat arabisht.
Më dha "Selam" në dhomë kur hyri
Selam ja ktheva, - efendi
- Ty djalë i mbarë të ka zënë syri,
Ca edepsezë t'kanë bërë magji.
Me kurriz-kërrusur qyqari hoxhë
Nxorri defterët prej sëndukut
Kish vënë gjyslykë të marra borxh
-"T'ja plasim syrin qafir-kopukut".
Ky në rini kish' qenë hamall
- Në ballë e rroka tha, - edepsizin
- Ja hakun tënd thash, - E ke hallall
I feksën sytë, drejtoi kurrizin.
Me bisht të vogël i kishte kësulat
Të arabtat gërmë i shkroi me pendë
-"Ta ziesh në darkë pa fjetur pulat,
Ta pish në sabah pa lehur qentë".
Kur i dha karar të imtave rrjeshta
- " Me se merresh tha, - Trego të vërtetën
- Kam vite thash që shkruaj vjersha
Me politikë jam marrë gjithë jetën.
U nxi qyqari, u bë katran
Filloi të mekej arabisht
-"Ty nuk ka hoxhë që t'bën derman,
As nuskat e mia, sigurisht".
- Ti rri këtu tha, - në dhomën time
Si ndihmës hoxhë, si asistent
Për njerëzinë të qëndisim shkrime
- Për nuska qenke kompetent.
- Ah, "Zoti të faltë", - hoxhë efendi
Se prej Kur'anit po të bëj selam
Unë gjeta shkak për poezi
Ty nuk ka nuskë që të bëjë derman.
1 Maj 2016
Komente 0