>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Mëkatarë

Japin vënde në kala,
Për dyqan ju ka sevda,
U marrin qira për çdo muaj,
Mbushin xhepat siç po duan.

Çfarë na duhet toka lartë,
Kur nuk del asnjë qindarkë,
"Nuk ngjiten dot këmbët e mia,
Jam tuj shku nga pleqëria."

Bëjnë pazare si u do qejfi,
Tokë vakëfi, jo tokë shteti,
Guxojnë, bien në mëkatë,
Se nuk e kan nga mëm e atë.

Pak nga pak lëshojmë kalanë,
Zbresim poshtë si çobanë,
Zhdukin gjurmët e Ilirisë,
I fshijmë faqe historisë.

Krejt hamamet dhe xhamitë,
I shkatërruan deri në fund,
Asnjë shenjë shqiptarie,
Nuk ka mbet, por i kanë zhduk.

S’kemi më vend në Ohër,
Të përbuzur dje dhe sot,
Na e shitën historinë,
Mbetëm rrugëve nëpër botë!