>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Jam Larg

Jam përtej vendlindjes,
Ka vite që jam largu,
Në anën tjetër t’botës,
Ku Fan Noli ka shku.

Mu kujtua një ditë,
Të shkoj ta vizitojë,
Jo se është gjallë!
E di se do m’digjojë.

Ti them disa fjalë,
Për Shqipnin e mjer,
S’kemi parë ditë,
T’lumtur me do krer.

Na kan bërë lëmsh,
Më zi se armiku,
Pikat e kufirit,
Luajnë si rrënjë fiku.

Njëri thot këte,
Tjetri në atë anë,
Kush jep më shumë,
Aty do ti mbajmë.

I afruar shkjaut,
Porsi vëllaut të vet,
Ja ka hapur udhën,
Që të dalë në det.

Nata madhe n’Korçë,
Nuk bëhet si më parë,
Por me këngë sllave,
Vallzojnë pa ndalë.

Deri kur kështu,
Do vazhdojë tradhtia,
A duhet Skënderbeu,
Që t’ju vijë te shpija.

Me loken Kosovë,
Nuk shihen sy m’sy,
S’kanë ndershmërijë,
Porsi nënë dhe bijë.

Më fal se ta prisha,
Qetësinë në varrë,
S’dija ku të shkoja,
Te dikë i gjallë.

Dëshiroj së paku,
Një këshillë nga ju,
Kur të shkoj në Ohër,
Diçka me tregu.

Të fala Shqipnisë,
Nga Fan Noli plak,
Ende ka bir nënash,
Që ta mbrojn me gjak.