>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Avni Elmazi

I
Ditë e bekuar kish fillu,
Në korrikun e drithëru,
Mes i vitit pesëdhjet,
Nën Vahiden e kan uru.

Bab Remziu shprazi pushkën,
Djal i mbarë na ka lind sot,
Në Sërmnovë, t’Gostivarit,
Me mexhlis obori plot.

Gëzim t’madh ka fisi jonë,
N'shtëpin tonë na u shtua,
Nga nënë Vahidja, babë Remziu,
Avni Elmazi u pagëzua.

Ymër zoti ti dhuroj,
Mençuria ta ndriçoj,
Forcë shkëmbi të gëzoj,
Besë burri të trashëgoj.

Në moshë të re ëndërroj,
Shkollë, së pari të mbaroj,
Në arsim të përfundoj,
Fëmit të fshatit ti mësoj.

Atë bëri kur u rrit,
Ëndërra e ti bëri drit,
Vazhdoj atë që dëshiroj,
Për mësues ai mbaroj.

Me ditar në dorë të ti,
Me shumë tema për fëmi,
Që të jen dikushi në jet,
Ca shkrimtarë, ca poet.

Të shkruajn proza e poezi,
Atdheut tonë histori,
Plagët, vuajtjet, tragjeditë,
Që përjetuam nga tradhëtitë.

MakoCrnoSërbosllavitë,
Që na dhanë robëritë,
Na e hoqën t’bukurën liri,
Me xhelatë, xhandarmari.

Tridhjet, qershor, ‘78’të,
Viti mbarë me nxënësit t'vetë,
Një nga një dëftesa dhuroi,
Dhe pushime ju uroi.

II
Një ditë vere ka vendos,
Bagëtinë e tij ta kullos,
Lart në bjeshkë me i çue,
Në stan kohë me kalue.

Larg katundit paska shkue,
Bjeshkës dhent ka lëshue,
Asnjë shënjë ku jan poretë,
Se të kujt jan, s’din as vetë.

N’kufi t’huj kish qëllue,
Tej lëndinës patën shkue,
N’njajo pjes kish qën e huje,
Do Kunova’s jan afrue.

Ç’ato shkije me shokt e vet,
Kishin mar odborin krejt,
Me shkopinj, do pushk n’dorë,
I afrohen si ujqit në borë.

Kishin rethue trimin t’krejt,
Avni Elmazi kish qëllue vet,
Pa pushkë djali, as pa allti,
Kish me veti veç nji qen t’zi.

Ky lloj Zorani veç bërtet,
Ç’ka po lyp djal në kët vend,
A kujton se është Shqipni,
Veç Kumnova plot me shki.

Dal nga dal me kujdes,
Mbledh bagtin edhe hec,
Ky Zorani para i ka dal,
Kabajatin s’do me ja fal.

Kumnovar, or shkja i zi,
Un, nuk jam çoban or ti,
Por jam një mësues i ri,
Me ju dhan fëmive dituri.

Kufit t’bjeshkës nuk i di,
I thot Avnija shkjaut n'sy,
Po largoj bagtin prej knej,
E po dal anës përtej.

Ky Zorani hiç s’po ngjon,
Veç me shamje e rëndon,
Ja mbledh dhent e ja trumon,
Në Kumnovë po do t’ja çon.

III
Nuk po mujti ma me durue,
Lutje zotit, me i ndihmue,
Kët Zoran në tok e ka rëzue,
Se ky trimi boll kish durue.

Rëndë t’plagosur i boni tan,
Kët Zoranin t’vdekt e ka lan,
Çu ba nomi hajd me det,
Po lufton Avnija vet.

Hajd me det çu ba gazeb,
Shkoj haberi n’hyqemet,
Në katër anët, n’Gostivar,
Policia vesh ka mar.

U çun n’kom me armë në dor,
Shum xhandar dhe prekuror,
Kërkojn Avniun me e mar,
T'gjall a t’vdekt sa më par.

Natë koh Avnia ç'bon,
Shkon te nëna vet në ston,
I tha nënës, Loke ti,
M’jep me ngran e mjep me pi.

Se sot loke kam shum mërzi,
Rash n’fesat nën me do shki,
Anës lart nga Kumnova,
Por unë vetin se marova.

As bab dhe as nan,
S'kam frik se shkoj n’hapsan,
Bashk me nanën tu’j bisedu,
Policia e kan rrethu.

Shpejt Avnija n’kam asht çue,
Porsi trimat është dorzue,
Dor e këmb n'zinxhir shtrëngue,
Drejt hapsones e kan çue.

Mos qaj nënë mos ki dert,
Hallall gjirin, e që m'dhe jet,
Më ke rrit si zog shqiponje,
Me kokën lart shkoj hapsone.

IV
Para gjyqit e kan dërgue,
Dymbëdhjet vjet e kan dënue,
Për ç'do ditë n’terr e kan çue,
Me duar lidhur e kan malltretue.

Veç po e rrahin për çdo ditë,
Do xhandarë gojë ndytë,
Ftyrë shkjau të pa shpresë,
Shërbëtorë të pa besë.

Në hapsone nëse mbes,
Faqebardhë do të vdes,
Nuk i lash katundit mbarre,
Ti Sërmnovë të jesh krenare.

Në Samica më kan mbyll,
Këmbë e duart lidh n’zinxhir,
S’shohi diell as s'shohi han,
Shum të vdekur këtu kan lan.

Kam vendosur grevë urije,
S’du me ngran e sdu me pije,
Djallin n’shpirt se la me hyje,
S'mposhtem dot o shkija i zie.

Pesëmbëdhjet ditë pa uj e buk,
Shpirti trupin po e këput,
Hija vdekjes më vjen pranë,
Trup dërmuar më kan lanë.

Ky majori m’troket në der,
Buk e ujë më kish sjell,
Liri për ju sa më parë,
Gjashtë vjetë do ti falë.

Që t’pranoj fajësinë,
Akt i kryer me mendim,
Falje shkive me ju çue,
Me turp jetën me jetue.

Nuk pranoj një gjë të till,
Jam shqiptar more katil,
Duart tua larë me gjak,
Nga më i riu tek ai më plak.

Shpejt majori n’kam u çue,
Rëndë djalin e kish qëllue,
Me do fjal e ka kërcënue,
Prag dere s’ke me kalue.

Më torturojnë pa kufi,
Ç'do kohë është tmerri,
Shpirti nga lart m'ngushëllon,
Por zemra ime nuk pranon.

V
Viti dymbëdhjetë po kaloj,
Erdhi koha në shpi të shkoj,
Gardiani në derë m'troket,
Hajde me mua, majori të thret.

Në zyrën e ti'j pata shkue,
Lirinë time ma ka urue,
Prej tani mund të shkosh,
Këshillën time ta pranosh.

UDB-a jonë do të ndjek,
Kudo që shkon, e me kë ven,
Çfar do bësh, ku do kthesh,
Që të gjitha këtu do ti kesh.

Tani …….., Pra ……...,
Mund të shkosh,
Kokën nën sqetull ta afrosh,
Me asnji të bashkpunosh,
Se përndryshe do pësosh.

U hap porta me u largue,
Babë dhe nanë me i takue,
Malli tyre m'ka përvëlue,
Rudhat n'ball me ja numërue.

Në Sërmnov, shtëpi kur shkova,
Për cdo ditë policë okolla,
Shokët e mi po malltretojnë,
Avni Elmazin pse e takojnë.

Mu mbush mëndja për me hik,
Lark Sërmnovës, në Cirih,
Në vënd të huaj për me vazhdu,
Larg vendlindjes me jetu.

Koh t'shkurtër Cirih kalova,
Shum mërgimtarë atje takova,
Atdhetarë me plot shpresë,
Që të gjith kishim një besë.

U detyrova prap me lëviz,
Drejt Italisë po jam nis,
Në Perugia do te shkoj,
Idealin do ta vazhdoj.

Do punoj me dashuri,
Brezi ri të gëzojnë liri,
Trojet tona në Iliridë,
Të gëzojnë në ardhmëri.

12, shtator, 92,
U hap lajmi si rrufe,
Nënë Vahidja të vajton,
Bir Avni, ti ku m'je.

Bab Remziu t'jesh krenar,
Djali juaj fitimtar,
n'Shtiz flamurit ra Sërmnovë,
n'Iliidë e tan n'Kosovë.

liridashës i atdheut,
Për Dardani dhe Çamëri,
Iliridën, Luginën dhe Malsin,
Të gjith trojet me Shqipërin.

Pra..., Lavdi o trim Lavdi,
Nga më plaku tek ai më i ri,
Nga çdo kënd ku ka shqiptar,
Avni Elmazi, Hero Kombëtar.

Avni Elmazi (1950-1992)
IDRIZOVA - SHTËPIA E FERRIT
Poezinë e kam krijuar sipas librit Idrizova Shtëpai e Ferrit, nga autori Avni Elmazi gjatë burgimitt ë tij në Idrizovë, Librin e tij përfundoi Ferit Ramadani.
Gusht 30, 2023