>
LETERSISHQIP

Erzi

Pse po përzjen fisin,
Keni vjedh pa ndal,
Se prej një nëne,
Të nëntë keni dal.

Lëkundur në një djep,
T’ngrënë në një sofër,
Që të gjithë bashk,
Rritur në një votër.

Nuk di ç’ka t’shkru,
Të mira këtu,
Për ju xhaxhallarë,
Dhe motrat e tu.

Të mira nga ju,
As nji nuk kam pa,
Ditën që kam lind,
Pesëdhjet jan ba.

Kurr se keni thën,
Atë, të vërtetën,
Bashk me motrat,
Përmbushur kuletën.

Për çiflik e flori,
Zë nuk keni ba,
Tre motra, tre vëllezër,
Zoti ju ka pa.

Në dritë, e në terr,
Plane keni nxjer,
Gjithçka që gatoni,
Do ta keni ferr.

Kur m’pyet dikush,
Se çfar fisi jan,
Them jan nga ta,
Ku vëllau vjedh vēllan.
Mars 14, 2023