>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Korrupsioni

Ah moj Shqipëri,
Krerët të kan mund,
Vjedhje, korrupsion,
Gënjeshtra pa fund.

Ka një çështje diku,
Çështja është diçka,
Për ju nuk ka vlerë,
Nëse nuk ka para.

Sepse kjo çështje,
Çfardo që të jetë,
Nëse nuk u krojte,
Do të shkoj ca vjetë.

Kudo që të jetë,
Unë, thot, do rrëmoj,
Vetëm pak kontakt,
E punën e mbaroj.

Ka dhe disa raste,
Me një mbyllje syri,
Çështja do të kryet,
Se paraja hyri.

Lajme në gazeta,
Të dhënat në portale,
Janë duke shkrojtur,
Ç’ka mendojn në hale.

Premtime të kota,
As qeni si ha,
Besojnë n’gënjeshtra,
Që vetë i tha.

Unë thot bëj ligjin,
Tjetri njeh Maliqin,
Të lidhur në çdo anë,
Populli le t’haj fiqin.

Lutju fortë Shqipëri,
Zotit ti dënojë,
Horrat t’korruptuar,
Në ferr ti dërgojë.
Nëntor 2, 2023