>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Deri Kur

Parti pushtetarë,
Ç’far hije keni marrë,
Lakmija kulltukut,
Frymën do t’ju ndalë.

Të veshur e ngjeshur,
Deri lart në fyt,
Kostume, krevatë,
Shkurtpamës me syt.

Në terr të thellë,
Plane dhe sekrete,
Në heshtje kërkoni,
T’ndershim ta rëzoni.

Marveshje mes veti,
Kualicione krijojnë,
Nuk pyesin me kë,
Por, vetëm të fitojnë.

Bashkim kualicioni,
Gracka për dobësi,
E afrojnë shkjaun,
T'ju japi përparësi.

Ç’far do marr me ta?
Ç’ka fitoj tek ju!
Kush më afron postin,
Me të kam me shku.

Hidheni si ujqit,
Nga kopeja, n’kope,
Dinakë, grabitçarë,
Egërsira mbi dhe.

Me monedhë ari,
Fitoren e masin,
Pesha e lakmisë,
Unitetin e vrasin.

Pra, ju të korruptuar,
Drejtësia do triumfojë,
Heret apo vonë,
Historia do ju gjykojë.