Ali Osmani Ohri
Kur Zemra Flet
Pa gëdhirë mirë,
Me gitarë në dorë,
Poshtë nën ballkon,
n’Voskë, tek lagja jonë.
Dëgjoje moj vashë,
Këngën për së pari,
Me dy tela të holla,
Nga një djal beqari.
Nga tingujt e gitarës,
Zemra ju gëzua,
Lëvizi fije perdeje,
Dritares ju afrua.
E hapi me ngadalë,
Me sytë e mi e pashë,
M’dhuroi buzëqeshje,
Sa e bukur, i thashë.
Nxori kokën dhe vëzhgoi,
Të mos ketë axhami,
Më vërejti me ngadalë,
Dhe ma mbylli njërin sy.
Zemra ime u gëzua,
Dalë nga dalë mu afrua,
Do fillojmë një jetë të re,
Deri sa zemra do më le.
Për ç’do ditë e kujtoj,
Në ç’do kohë e dashuroj,
Ndjenjat po bëjnë hare,
Kur e shiqoj, e më vë re.
Tash, gjumi nuk më zë,
As i qetë, s’mund të flë,
Ditë, netë, sy hapur rri,
E gjith kjo m’duket magji.
E du fort, zemra thotë,
Syri nxjer dy pika lotë,
Jam me fatë, po i them,
Gjithmon pranë do të kem.
Me gjith zemër unë të dua,
Se sa vlen ti për mua,
Do të ruaj si veteja,
Lumturi t’mar nga hareja.
Djem e vasha n’Ohrin tonë,
Dashuroni nga soji jonë,
Se nuk ka më mir për ju,
Brez të ri me trashëgu.
Me gitarë në dorë,
Poshtë nën ballkon,
n’Voskë, tek lagja jonë.
Dëgjoje moj vashë,
Këngën për së pari,
Me dy tela të holla,
Nga një djal beqari.
Nga tingujt e gitarës,
Zemra ju gëzua,
Lëvizi fije perdeje,
Dritares ju afrua.
E hapi me ngadalë,
Me sytë e mi e pashë,
M’dhuroi buzëqeshje,
Sa e bukur, i thashë.
Nxori kokën dhe vëzhgoi,
Të mos ketë axhami,
Më vërejti me ngadalë,
Dhe ma mbylli njërin sy.
Zemra ime u gëzua,
Dalë nga dalë mu afrua,
Do fillojmë një jetë të re,
Deri sa zemra do më le.
Për ç’do ditë e kujtoj,
Në ç’do kohë e dashuroj,
Ndjenjat po bëjnë hare,
Kur e shiqoj, e më vë re.
Tash, gjumi nuk më zë,
As i qetë, s’mund të flë,
Ditë, netë, sy hapur rri,
E gjith kjo m’duket magji.
E du fort, zemra thotë,
Syri nxjer dy pika lotë,
Jam me fatë, po i them,
Gjithmon pranë do të kem.
Me gjith zemër unë të dua,
Se sa vlen ti për mua,
Do të ruaj si veteja,
Lumturi t’mar nga hareja.
Djem e vasha n’Ohrin tonë,
Dashuroni nga soji jonë,
Se nuk ka më mir për ju,
Brez të ri me trashëgu.
Prill 19, 2025
Komente 0