>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Shkolla Vëllazërim Bashkim

Një emër të bukur,
Shkolla jonë fillore,
Vëllazërim Bashkim,
Fjalë madhështore.

Një godinë e bukur,
Qëndron lart për ne,
Është arti i fillimit,
Edukatorët pranë i ke.

Hapat e para i morëm,
A,B,C’në ta shqiptojmë,
Të shkruajmë dhe lexojmë,
Ç'do frikë ta përballojmë.

Në klasë ku urtësia,
Lulëzoi qëndrimin tonë,
Arsimtarë, edukatorë,
Të gatshëm si gjithmonë.

Mbështetës të bekuar,
Udhëzues që na prinë,
Si nëna dhe babai,
Na dhuruan mençurinë.

Gjithmon morën kohën,
Për me dhën udhëzim,
Mësimeve të vështira,
Ju dhanë shumë kuptim.

Mësimet që na mësuat,
Me fjalë na udhëzuat,
Për rrugën e jetës,
Gjithnjë na frymëzuat.

Në klasat e kujtimeve,
Rrjedhur nga njohuria,
Jehonë e së shkuarës,
T'frymëzuar nga dituria.

Pra, këtu është edukatori,
I fortë dhe i vërtetë,
Zhvilluan shumë mëndje,
Si zogjtë kur hapin fletë.

Në koridoret e gjata,
Ushtonte jehonë rinore,
Shoqëri bashkimi,
Dashuri vëllezërore.

Mbushur me kujtime,
Që në zemër i mbajmë,
Kapitulli jetës sonë,
Me gjithkë e ndajmë.

Secili prej tyre, unik,
Ndezur si një shkëndi,
Jetën e tyre kushtuar,
Nxënësve për dituri.

Bankat në cdo klasë,
Kanë shumë histori,
I mbajnë si sekret,
Me dhimbje për cdo nji.

Të gjithë edukatorëve,
U themi me gojën plotë,
Kudo që jemi shpërndarë,
Dhe, ata që jemi ne sotë.

Në librin e jetës,
Udhëzimet i kujtojmë,
Falemderit edukatorë,
Të dashur përgjithmonë.

Kjo është shkolla jonë,
Godinë, që kemi shumë mall,
Shtigjet që i kemi kaluar,
Kujtimet kanë mbetur thesar.
Korrik 10, 2024
- Mësuesit meritojnë mirënjohjen, respektin dhe dashurinë tonë.
Ata ia kushtuan dhe kushtojnë jetën e tyre mësimit të fëmijëve dhe udhëheqjes
së tyre gjatë jetës. Me shumë mirënjohje për të gjithë arsimtarët pranë shkollës sonë
"Vëllazërim Bashkim", Ohër. Po cek emrat e tyre që kan qën pjestar nga viti 1975 deri 1986. Falemderit edukatorë.
- Eshref Doko, Rashit Dalipi, Zija Hidri, Osman Osmani, Lemane Osmani, Shazije Huseini, Drita Huseini, Leman Mufti, Muamer Doko, Lulzime Doko, Ruhi Islam I, Ajten Islami, Skender Derbaçi, Fikri Dalipi, Nexhmije Poshka, Meqail Adili, Pranvera Ziba, Beadin Doko, Shefi Kaloshi, Demir Muzik, Ymran Ali, Muamer Rika,, Memetali Mustafai, Nakshije Mustafai, Melika Riveni, Xhevat Shashko, Nerxhivan Shashko, Mazar Tateshi, Muamer Kuli, Hava Kuli, Shpresa Doko, Minever Dalipi, Sheriha Agolli Tupec, Adem Bajram, Edije Bajram, Agim Dauti, Pembezare Dalipi, Ruhi Hoxha, Mensur Dauti, Zulqifli Ziba, Nurjan Abdurahman.
- Nëse mund ta lexoni këtë që kam shkrojtur, falenderoni një mësues.