>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Çinari Voskës

Porsi një lapidar,
Prej në lashtësi,
Pemë shekullore,
Këmbëngulur rri.

Çinari mijëvjetçar,
Voskën përfaqëson,
Gjethet shushurinë,
Me degët të pushton.

Degët e saj pëshpërisin,
Ç’do fytyrë që shohin,
Dëshmitarë të kohës,
Që të gjithë ti njohin.

Prej kohës së lashtë,
Në Voskë ka jetë,
Rrënjët thellë në tokë,
Mosha kalon retë.

Mbledhur historitë,
N’tapiceri shekullore,
Mbretër edhe krajla,
Nga ky vënd përcolle.

Kohën që ke dëshmuar,
Sekrete që po mban,
Shum ke për të treguar,
Dikujt ke me ja than.

Shumë breza i prite,
Para teje u lindën,
I mbajte aty pranë,
Derisa u rritën.

Shtatë shpejt lëshuan,
Dhe morën arratinë,
Ca ka lind djelli,
Disa as vet se dinë.

Kudo që kan shkuar,
Dekada numërojnë,
Shpresa tyre e fundit,
Në Ohër të përfundojnë.

Në katër anët e botës,
Jeta kudo na çoj,
Në Voskë ke vlerë,
N’Ohër shpirti t’pushoj.

Pra,,,të mos më harroni,
Se ju dua vërtetë,
Mall kam shum për ju,
Ju pres në këtë jetë.
Maj 1, 2024