>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Ëndrra Strugane

Në shtigjet gjarpëruese,
Ku zvarriten porsi reja,
Nën peshën e thellë të udhës,
Hapen muret si rrufeja.

Çahet muri, po bjen guri,
Dheu zallin po zhvorrit,
Gropa hapet buze liqenit,
E ç’do ënderr po e mbyt.

Shumë raste ke në Strugë,
Trotuaret në formë harku,
Me ngadalë tek ura Hani,
Se mos then një eshtër barku.

Në Strugë nuk ka shpresë,
T’korruptuarit s’kan kufi,
Lutju zotit lart nga qielli,
Çadra kanë për ç’do nji.

Përmes pluhurit edhe ujit,
Shiu gropat i mbulon,
Mos thërit dhe mos u grind,
Kryetarin dor se sfidon.

E çajm rrugën sido që të jetë,
E hupëm durimin tonë,
Gungat, kthesat edhe çarjet,
Do ti bëni sa sështë vonë.

Gënjeshtra duke premtuar,
Shumë fjalë që theni kotë,
Do nxitoni kur t’vjen koha,
Nuk ju japim më, asnjë votë.
Korrik 31, 2024