>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Kështjella Gropajve

Qëndro lartë moj kështjell,
Hap krahët e më shtjell,
Më dhuro ngrohtësi,
Më shpalos pak histori.

Ç'të pan sytë në kët botë,
Sa shum nëna derdhën lotë,
Shum djemë këtu u lindën,
Me shpat n’dor, trima u rritën.

Shum prej tyre ran dëshmor,
Derdhën gjakë në këtë obor,
Nën themel shpirtrat mbanë,
Gurë themeli për kalanë.

Ç'di me m'thën për historinë,
Luftra t'rrepta që ti i dinë,
Për një fis, fisnikë bujarësh,
Familje Ilire, principatësh.

Nja dy fjalë ke me mi thën,
Trima të mëdhej që kan qën,
Për ta ke me më tregu,
Familja Gropaj që ish këtu.
Pal, Andrea, dhe Zaharia,
Trima të rallë që kish Iliria,
Shumë luftime Ohri kaloj,
Ç'do betejë n’këmb qëndroj.

Shpata tyre mposhi mbretër,
Besa tyre bëhej vepër,
Skënderbeu e mbajti pranë,
Me Zaharinë, kurr su ndanë.

Skënderbeu në betej t'Ohrit,
Katër anët në shënj të topit,
Shpartalluan ushtrin sulltanit,
Ohri, është tokë e shqiptarit.

Zemra Ohrit rreh në çdo gurë,
Gjak shqiptari në cdo murë,
Kështjella Gropajve luan rol,
Në histori është simbol.
Qershor 5, 2025