Ali Osmani Ohri
Ura Drinit n’Strugë
Nën peshën e viteve,
Shekuj kanë kaluar,
Ura përmbi drinin,
Qëndron e dëshpëruar.
Dikur një mrekulli,
E fortë dhe e gjërë,
Si çelik i ndritshëm,
Prej kohësh e bërë.
Lëshon një psherëtimë,
Nga dhimbja e thellë,
Është lën pas dore,
Si një shpirt pa vlerë.
E thyer, dhe e shqyer,
E lënë në mjerim,
Pa shpresë për jetë,
Ënkon në psherëtim.
Trarët gjër e gjatë,
Qëndronin të fortë,
Tani, copat gropë,
Të hapura si portë.
Uji lëviz si historia,
Asgjë nuk e ndalë,
Kalbësia drurëve,
Tmerr për me parë.
Zemër dëshpëruar,
Si drishku në gozhdë,
Dërrasat e copëtuara,
T’lëkundura mbi boshtë.
Një udhëtim i gjatë,
Nën urë po fillon,
Shpejt po venitet,
Atje ku përfundon.
Trarët copë, copë,
Çeliku ndryshkur zi,
Koha po përshpëritë,
Plagët do ti fshi.
Nën ndikimin e tij,
Të qeshurat jan zbe,
Çarjet shkojnë thellë,
Gjunjët na janë pre.
Udhëtarët ndalen,
Me vetullat rudhur,
Çdo hap përmbi urë,
Friga ju është thurur.
Ajo, qëndron ende,
E lodhur në gjurmë,
Një dëshmi e kohës,
E brishtë mbi lumë.
Dikur me të qeshura,
Ëndërra për dashuri,
Djemtë shtetur anësh,
Vajzat plot me zili.
Pra,……..
T’ja shërojmë plagët,
Dhimbjet ti kalojë,
Ura mbi Drinin e Zi,
Jetë të vazhdojë.
Shekuj kanë kaluar,
Ura përmbi drinin,
Qëndron e dëshpëruar.
Dikur një mrekulli,
E fortë dhe e gjërë,
Si çelik i ndritshëm,
Prej kohësh e bërë.
Lëshon një psherëtimë,
Nga dhimbja e thellë,
Është lën pas dore,
Si një shpirt pa vlerë.
E thyer, dhe e shqyer,
E lënë në mjerim,
Pa shpresë për jetë,
Ënkon në psherëtim.
Trarët gjër e gjatë,
Qëndronin të fortë,
Tani, copat gropë,
Të hapura si portë.
Uji lëviz si historia,
Asgjë nuk e ndalë,
Kalbësia drurëve,
Tmerr për me parë.
Zemër dëshpëruar,
Si drishku në gozhdë,
Dërrasat e copëtuara,
T’lëkundura mbi boshtë.
Një udhëtim i gjatë,
Nën urë po fillon,
Shpejt po venitet,
Atje ku përfundon.
Trarët copë, copë,
Çeliku ndryshkur zi,
Koha po përshpëritë,
Plagët do ti fshi.
Nën ndikimin e tij,
Të qeshurat jan zbe,
Çarjet shkojnë thellë,
Gjunjët na janë pre.
Udhëtarët ndalen,
Me vetullat rudhur,
Çdo hap përmbi urë,
Friga ju është thurur.
Ajo, qëndron ende,
E lodhur në gjurmë,
Një dëshmi e kohës,
E brishtë mbi lumë.
Dikur me të qeshura,
Ëndërra për dashuri,
Djemtë shtetur anësh,
Vajzat plot me zili.
Pra,……..
T’ja shërojmë plagët,
Dhimbjet ti kalojë,
Ura mbi Drinin e Zi,
Jetë të vazhdojë.
Qershor 23, 2025
Komente 0