>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Të Dështuarit

Me kostume mëndafshi,
Hijeshi të lëmuar,
Thurin përrallat e tyre,
Me qetësi të praktikuar.

Dikur, në tokën e ëndrrave,
Tani, jehonë me britmë,
Humbet shpresa në jetë,
Edhe kënga nuk ka rritmë.

Hijet kërcejnë në dritë,
Rrugët mbushur me frikë,
E qeshura është zbehur,
Gëzimi te popull ka ikë.

Korrupsioni gërshetohet,
Një vizion i shkatërruar,
Premtimet s’kanë vlerë,
Shpresat kan dështuar.

Padrejtësia mbretëron,
Lojërat të pushtetarëve,
Thirrjet për ndryshim,
Në hapat e të parëve.

T’mashtrojnë para syve,
Sekrete pazaresh bani,
Nga kjo tokë e korruptuar,
Do largohej edhe sulltani.

Nën peshën e pikëllimit,
Me plot dridhje, pa shpresa,
Ëndërrat që erdhën më parë,
U zhdukën porsi vesa.

Një shkëndijë ndez britmë,
Kaskade në dyshime,
Mes natës plot peshë,
Shikimet me maskime.

Të tymosur në kuvend,
Sharje, fyerje në parlament,
Tash i erdhi radha oborit,
Po e shuajn këtë vend.

Feja jonë vëllazërore,
Asnjiher s’na ka përça,
Shtet i ri në mes Tiranës,
Mbretërin në mëndë ka.

Shqipëria ka shumë plagë,
T’korruptuarit s’kanë kufinë,
Armiqtë më të mëdhenj,
Jemi vetë, për Shqipërinë.