>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Poshtërtarë

Në dhoma katër murshe,
Ushtrohen pushtetarë,
Në kolltuqe mbreti,
Profesioni qoftë mbarë.

Me zëra të larta,
Fuqinë shpalosni,
Në fleta të bardha,
Fasadë vulosni.

Hija e së vërtetës,
Kalon sa lind djelli,
Sekretet e tyre,
Si mbulon as qielli.

Ligji qëndron gati,
Duke nxjer në shesh,
Të metat e tyre,
Pasuri kur ngjesh.

Prangat për arrest,
Me emra jan të tërë,
Dikur guximtarë,
Ftyrë zbehur jan bërë.

Jehona e drejtësisë,
Do të mbizotrojë,
Shpërblimi merituar,
Do të triumfojë.

Fjalët të gjyqtarit,
Prerë porsi shpata,
Asnjë përmbi ligjin,
Se s’do ju zë nata.

Kjo nuk është përallë,
Për ju o pushtetarë,
Fryma e drejtsisë,
Lirinë do t’ju marë.