>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Sinfonia Orit

Në përqafim të Orit,
Ëndërrat fluturojnë,
Mblidhen nga valët në liqen,
Simfoninë krijojnë.

Pëshpëritjet e lashta,
Përcjellin erërat e lira,
Hyn ndërmjet pishave të gjata,
Lëkundin gurët nga thatësira.

Kështjella madhështore,
Streha e një rojtari,
Gropa dhe Kastrioti,
Gjakë aty na fali.

Historia endet,
Në tapiceri kujtimesh,
Desaretët dhe Enkeledët,
Fis i madh, mbretëris Ilire.

Për hir të së kaluarës,
Melodia si në sinfoni,
Një ninullë qetësuese,
Në krahët te kalasë rri.

Buzë liqenit të kaltër,
Aty gjejne ngushëllim,
Shtigjet me kalldërma,
Oriarët kanë gëzim.

Me ç’do valëzim në të,
Ori pranë i mba,
Romancë në hapësirë,
Histori Ilire ka.
Mars 27, 2024