>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Dajos

Fjalët të tim mëmë,
Më japin plot shpresë,
Mos e harro dajon,
N’kujtime dë të mbesë.

Malli im për dajon,
Nuk më shuhet dot,
Është si babai,
Për jetë e mot.

Sa do të kem jetën,
Zemër do të mbaj,
Dajon si babain,
Kurrë nuk i ndaj.

Të mirat e të kqijat,
Do ti përballoj,
Shpresën e kam pranë,
Ashtu do’t veproj.

Vetëm një të kisha,
Se tjetër nuk kam,
Mërgimi na ndau,
Edhe më su pam.

Sytë lart nga qielli,
Më ka mbet hobi,
Ikën nga kjo botë,
Askush prap su kthy.

Kujtimet e mia,
Po i vë mbi letër,
Do ta mbajë pranë,
Edhe në botën tjetër.

Të kujtoj gjithmon,
Asgjë svë n’dyshim,
Janë fjalë nga zemra,
Kurr nuk kan mbarim.

Vështirësit e jetës,
Kurrë nuk paksohen,
Flokët po na thinjen,
Rudhat po na shtohen.

Një ditë si të gjithë,
Tek ju do të vimë,
Në atë botën tuaj,
Si më parë do rrimë.

Vargje thurur dajos,
Plotë me mallëngjim,
Si nëna edhe dajua,
Kan pjes n'shpirtin tim.
Shtator 16, 2021